Aurela Gaçe dhe Sidrit Bejleri “ndërrojnë” profesion, befasojnë Linditën

9 shkurt, 2018
Aurela Gaçe dhe Sidrit Bejleri “ndërrojnë” profesion, befasojnë Linditën të veshur si doktorë
Njëherë në çdo 21 ditë Lindita merr mjekimin për sëmundjen që i është rikthyer. Kjo ishte një ditë mëse e zakonshme për të. Madje vetë Lindita është “çuditur” nga prania e kamerës së emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”.
Pas perdes së shtratit të Linditës është organizuar gjithçka.
Këngëtarja e mirënjohur dhe shumë e dashur nga publiku Aurela Gaçe është “bashkëpunëtorja” e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” këtë radhë. Sidriti dhe Aurela u bënë bashkë dhe përgatitën një surprizë për Linditën.
Mjekja që ndjek Linditën, Dhurata u fut në dhomë me dy personazhet e maskuar.
“Mjekja” Aurela i mati tensionin Linditës.
“Unë nuk marr vesh nga kjo, kam ardhur për një tjetër gjë”, thotë Aurela. Dhe në këtë moment, vjen edhe reagimi emocionues i Linditës, pasi pa nga afër sytë e “mjekes” së re, si dhe kur dëgjoi zërin e saj kaq karakteristik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *