Djali shpërthen ndaj të atit live: S’të them dot baba, fle me gruan time

Emisioni “Me zemer te hapur” nga Evis Ahmeti ne News24
27 tetor, 2017

http://www.balkanweb.com/site/djali-akuzon-live-te-atin-ste-them-dot-baba-fle-me-gruan-time-shperthen-vjehrra-e-le-peng-dhe-ike-ne-angli/

Historisë së pazakontë që po trajtohet sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’ i është shtuar edhe një denoncim i rëndë. Pas dëshmisë së Zenepe Bicit nga Dragostunja e Librazhit, vjen dhe reagimi nga djali, Xhoni Kulli, i cili akuzon babain e tij se po fle me gruan e tij. Në një lidhje telefonike, Xhoni, që prej vitit 2013 jeton në Angli, tha se babai dhe nusja e tij e kanë mashtruar.
“Nuk jam unë shkaku i këtyre sherreve. Ata kanë bërë shumë falsifikime. Unë kam ikur në 2013-ën për në Angli dhe kemi biseduar 1 muaj rresht për të ikur. Por aty nuk ia dilnim dot. Ramë dakord që të iknim. Unë doja të ikja, por nuk kisha lekë. Më thotë ish-gruaja ime që do ‘ia marr lekët motrës time’. Gjeta personin që të më çonte në Angli, erdha në 1 prill të 2013-ën në Angli. Fola me të gjithë. I them ish-gruas që tani jepi lekët për rrugën, ajo më tha: Ça lekësh do t’i mor kopil’. Pasi babain tim e ndoqën donin ta vrisni për 5 ditë, dhe më pas ajo u detyrua që të paguajë lekët. S’i them dot babai atij unë, se ai po fle me gruan time. Nëna ime ka rënë viktimë e mashtrimeve të tyre. Nëna ime ska lidhje me ta. Unë nënës i them faleminderit se po i çoja lekët kot. Ajo për mua ka vdekur. Unë e lashë atë të më kujdesej për prindërit. Unë e kam marrë vesh gjithë këtë problem dhe divorc të mamit. Ai vjehrri im o ka bërë të gjithë për budallenj. I ka bërë të gjithë me letra dhe kemp si invalidë dhe budallenj. Por babai ra viktimë. Që ta dijë, s’do ia dalë dot. Rrezartës do i bëja një thirrje; nëse është zonjë të faktojë nëse e kam dhunuar para djalit. Unë betohem para ligjit dhe zotit që unë si kam prekur as një qime floku. Unë e mora vesh se kush ishte Rezarta kur erdha në Angli. Kisha plane për jetën. Do e merrja në Angli bashkë me djalin. Ajo më tha mua; kam gjetur djalë 35 vjeç dhe skam nevojë për mua. Mamit i kam thënë disa herë që jepi lekë djalit tim. Ajo s’ka pranuar, ka thënë: ‘T’ja japë komshija. Unë se kam dhunuar kurrë Rezartën, është fals. E kam ndërruar emrin tim në 2007-ën. Nuk vij dot në Shqipëri që të bëj divorcin, pasi jam i kërcënuar për vrasje. Ku ta kem unë besimin tek shteti. Sa e dua unë atë fëmijë, se do njeri. Sa po vuaj unë për atë djalë. Këtu nuk jam fejuar dhe martuar. Mesazhi për djalin tim; më përvëlon shpirtin dhe dua t’i dëgjoj njëherë zërin se më ka marrë malli. Rezartës i kam bërë thirrje; Më ço certifikatë, se dua të jap ndihmë për birin tim. Shteti nuk më detyron dot të kontribuojë për shpirtin tim. Ajo më tha thënë; Nuk dua ndihmë nga ty, do të gropos”, tha Xhoni, shkruan ‘BalkanWeb’.

Fill pas akuzave që lëshoi Xhoni, vjen edhe reagimi i vjehrrës së tij, Qerime Kurti. Ajo tha se dhëndri i kishte kërkuar 4 mijë euro dhe pa pyetur kishte ikur në Angli. Mes të tjerash ajo lëshoi ‘bombën’, ndërsa shtoi se Xhoni kur iku në Angli la peng vajzën e saj dhe nipin, vetëm për 6 mijë euro.

“Kur ka ikur dhe sosi në Angli, la peng gocën dhe djalin. Nëse nuk paguanim 6 mijë euro, do na e merrnin peng djalin dhe gocën ata që e çuan në Angli. Pse nuk la peng motrën, por la gocën time ai. Gjergj Hoxha ishte personi ku ka marrë lekët Xhoni. I jam drejtuar prokurorisë së Përgjithshme, Kryeministrisë dhe Ambasadës Angleze, që duam drejtësi. Jemi në proces gjyqësor. Ajo (Zenepe Bici) është mashtruese, gënjen si i biri. Të sjellë djalin këtu”, tha Qerime Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *