E diela shqiptare – Ka nje mesazh per ty! (04 shkurt 2018)

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-21-sezoni-10/

Rasti I

Kanë kaluar pak më shumë se dy javë kur rasti i 23-vjeçarit nga Bajza e Malësisë së Madhe, ish-përdoruesi i heroinës, tronditi mbarë audiencën me historinë e tij. Sot, ai fatmirësisht duket të ketë lënë gjithë episodet e errëta të jetës së tij pas dhe vazhdon jetën normalisht duke u përpjekur për veten dhe për mbarëvajtjen e familjes.

Kjo falë motrës së tij Albina e cila bëri publik rastin dhe ndihmën e çmuar të dhënë nga stafi i së Dielës Shqiptare, me në krye drejtuesin e emisionit Ardit Gjebrea, i cili premtoi t’i gjente një punë Pjetrit në Shkodër dhe të ndihmonte babain e tij të sëmurë.

Në emrin e familjes të së Dielës Shqiptare, Ardit Gjebrea deklaroi se do të shkonte personalisht në Shkodër për të gjetur një punë për Pjetrin dhe se do kujdesej për babain e sëmurë të tij.

“Dhe në fakt nuk pati nevojë fare që unë të vija në Shkodër sepse menjëherë pas programit më vjen një telefonatë, nga zoti Mark Molla, administrator i Kanalizimeve dhe Ujësjellësit në Shkodër. Ai u tregua i gatshëm që ta punësonte Pjetrin, dhe unë e falënderova pa fund, ai që ditën e nesërme u paraqit në punë dhe filloi punën. Nuk erdha në Shkodër ashtu siç premtova për t’i gjetur punë Pjetrit, por nuk mund të mos vija në Shkodër për të falënderuar zotin Mark për gatishmërinë e tij dhe që bëri të mundur të plotësonim këtë premtim që dhamë në programin tonë”.

Gjebrea udhëtoi për në Shkodër për të falenderuar zotin Molla dhe njëkohësisht për të takuar Pjetrin dhe për ta pyetur nëse është i kënaqur me punën e re. Bashkë me zotin Molla ata nisen për ta takuar dhe gjejnë Pjetrin në vendin e punës së tij, shumë i përfshirë në rolin e tij si ndihmës hidraulik në një ditë të zakonshme pune.

“Punët ecin mirë, me stafin jam i kënaqur. Janë njerëz të mirë të gjithë dhe unë vij në punë me qejf”. Orari është 8 me 16, por unë vij 5 minuta para pasi jam shumë i angazhuar në punë, kur mbaroj shkoj drejt e në shpi”, tha Pjetri kur Gjebrea i drejtoi mikrofonin.

Gjebrea: “Unë pasnesër kam lënë takim me babin tënd, kështu që ta çojmë deri në fund gjithçka çfarë thamë në program”.

Pasi bënë një foto me të gjithë punonjësit e stafit, ata lanë Pjetrin të vazhdonte i qetë punën ndërkohë që Gjebrea dhe stafi i së Dielës Shqiptare vazhduan misionin e tyre për të çuar deri në fund edhe premtimin e dhënë për babain e Pjetrit, Franin.

Ata takohen në spitalin “Hygeia” ku Ardit Gjebrea i ka mundësuar atij një takim më një nga kirurgët më të mirë të Greqisë.

Doktori: “Vizita shkoi shumë mirë, bëmë një biopsi uroj që rezultati të jetë negativ”.

U larguan nga spitali, bashkë me Albinën, motrën e Pjetrit e cila ishte edhe iniciatorja e bërjes publike të këtij rasti duke lënë një takim tjetër pas 10 ditësh për të ndjekur hap pas hapi gjendjen shëndetësore të Franit.

Rasti II

Rubrika “Ka një mesazh për ty” tek “E diela Shqiptare” në Tv Klan, këtë të dielë vijoi me rastin e një nëne të vuajtur e cila kishte thirrur djalin e saj 13-vjeçar në studio. Hajria nga Elbasani, nuk kishte pasur një jetë të lumtur martesore, përkundrazi asaj i është dashur të përballet me shumë probleme, ekonomike dhe jo vetëm. Tashmë sfida më e madhe për të janë rritja e fëmijëve dhe sidomos ajo e djalit të saj adoleshent, Ismailit.

Hajrie: “Historia ime është një kalvar i gjatë. Pasi u martova fillimisht, shkuan gjërat shumë mirë. Pastaj “mollë sherri” në familjen time u bë një orë. Një orë që gjoja i humbi kunatës, por e gjitha ishte një histori e sajuar për të më shkaktuar probleme në familjen. E marrin orën e fshehin diku, une nuk dija gjë fare…”

Ardit Gjebrea: Pse e bëri kunata këtë gjë?

Hajrie: Ajo donte që burri të merrte për grua dikë që ia kishte gjetur ajo një të afërmen e saj..

Ardit Gjebrea: U gjend ora?

Hajrie: Ajo orë u gjet pas 3 vitesh. E kishte sajuar ajo këtë vjedhje bashkë me njerëzit e saj. Por për mua kjo gjë solli vështirësi të mëdha. Bashkëshorti im për këtë shkak ushtronte dhunë ditë natë mbi mua. Dhuna filloi që në momentin e orës. Përdorte madje edhe rripin e pantallonave për të më rrahur. Nuk mundesha dot më ta duroja.

Ardit Gjebrea: Për sa vite vazhdoi dhuna në familje?

Hajrie: Vazhdoi shumë. 25 vjet. Pas ca kohësh më lindën të dy binjakët. Por nuk zgjati shumë dhe më vdiq i pari. Më vdes në duar. Prapë pas 2-3 muajsh sëmuret edhe tjetri, vdes edhe tjetri. Në ato momente që vdes tjetri, u bë varrimi në drekë, mirëpo një grua e moshuar e lagjes, duke qenë se e dinte se unë isha njeri pa përkrahje dhe i vinte shumë keq për mua, dhe më pyet nëse janë larë rrobat e foshnjes që më kishte vdekur. I thashë që nuk di gjë. Atëherë po nuk pate njeri më tha, dërgoj unë vajzën time t’i lajë. Ndërkohë kunata po përgjonte pas murit. Pas varrimit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *