E diela shqiptare – Shihemi ne gjyq! (28 janar 2018)

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-20-sezoni-10/

Xhulia Dhëmbi ka sjellë teze Suzanën në rubrikën “Shihemi në gjyq” te “E Diela Shqiptare”, sepse ndodhen në konflikt për shkak të një borxhi të pashlyer.

20-vjeçarja tregon se 5 vite më parë i ati ndërroi jetë për shkak të një aksidenti, çka bëri që jetesa në Tiranë të ishte shumë e vështirë. Pas 6 muajsh, vëllai i saj u arrestua dhe përfundoi në burg për një vit. Xhulias i duhej të ndihmonte të ëmën e shqetësuar, të vazhdonte gjimnazin, si dhe të ndiqte vëllain në burg, ndaj kërkoj mbështetje nga tezja e saj, Suzana.

Kjo e fundit e ndërpret mbesën dhe e përlotur thotë se e ka ndihmuar me sa ka patur mundësi, por edhe pse kanë kaluar aq shumë vite, ajo ende nuk ia ka shlyer paratë që i ka marrë, çka i ka shkaktuar probleme në familje.

Xhulia shprehet se vëllai i saj është sërish në burg, por këtë herë do të vuajë dënimin për 3 vjet.

Suzana – Nuk ta ka njeri për borxh. Ti ke dhe një hallë dhe një xhaxha. Le të vënë dorë dhe ata, jo vetëm ne të përgjigjemi.

Xhulia – Kam 5 vite që familjen e babit e kam fshirë nga memorja dhe nuk i quaj pjesë të familjes sime sepse më kanë braktisur. Unë i kërkoj tezes sime publikisht që të më japë kohë.

Në publik ndodhet edhe e ëma e Xhulias dhe tezja tjetër. Të dyja tezet pretendojnë se xhaxhai i Xhulias ka marrë përsipër të ndihmojë fëmijët e vëllait të tij, por gjatë 5 viteve nuk ka bërë asgjë, madje as nuk i ka takuar.

Por rezulton që e ëma e Xhulias, Tefta i ka firmosur një dokument kunetërve të saj, për të cilin nuk ka asnjëri asnjë informacion se për çfarë ishte dhe se ku ndodhet tani.

Tefta – Ditën e parë e varrosa burrin, ditën e dytë më erdhën kunati me kunatën e më thanë hajde të hedhësh një firmë. Unë nuk mora vesh, as më lexuan, asgjë. Unë isha e hutuar. Tha e keni hedhur për të mos marrë hak djali dhe vajza. Kështu më ka thënë, por pse nuk del sot ai këtu, pse nuk vjen këtu të më thotë? Ai nuk na del në telefon.

Suzana thotë që e ndihmoi motrën sepse nipi përfundoi në burg, por tani kërkon t’i shlyhen paratë që u ka dhënë borxh.

Suzana – Të lutem shumë, mua më jep detyrimin që më ke. Unë të kam mbajtur boll. Ti bëj si të duash, kërko të drejtën e babit …

Xhulia – Unë të kërkoj thjesht kohë që të plotësoj dhe unë ato …

Suzana – Deri sa do vazhdojë kjo koha jote? Ti arrite më solle këtu.

Xhulia – Unë aktualisht jam në punë, në call center. Atë rrogën që marr unë do ia jap mamit që të paguaj dritat e ujin, do mbaj shtëpinë, do i çoj vëllait në Peqin, ushqime, do paguaj librat dhe tarifën shkollore apo t’ia jap tezes?

A. Gjebrea – Kur të del koha të mësosh?

Xhulia – Natën, zoti Ardit.

E. Çobani – Në këtë situatë mendoj se e vetmja gjë e qejfit që besoj se Zana pretendon është kursi i baletit. Vajza kursin e baletit e ka dhe pak si shenjë nga babai …

Suzana – Për mua është gjë qejfi!

Xhulia – Është një amanet që …

Tezja – Nuk është gjë qejfi, si gjithë vajzat, ne të krenohemi që ajo e vazhdon për hir të babait.

Suzana – Po të të kishte marrë ty lekë, e dija unë se çfarë bëje ti! Më ka marrë mua.

Xhulia rrëfen se në aksidentin që pësoi i ati do të ishte edhe ajo, pasi ishte me të në biçikletë, por zbriti sepse kishte harruar t’i lente të ëmës çelësin e shtëpisë.

Suzana tregon se ka qenë ajo që është lajmëruar e para për aksidentin e kunatit dhe i ka thënë të motrës vetëm kur i thanë se nuk mund të mbijetonte.

Xhaxhai i Xhulias, Ferdinandi u bë pjesë e kësaj seance ndërmjetësimi nëpërmjet një lidhjeje telefonike, por komunikimi i tij ishte me tone të larta e të agravuara.

Ferdinandi – Mos t’i ngatërrojnë punët ata dhe ju zonjë mos u lodhni kot se unë s’kam hedhur asnjë firmë, asnjë gjë, se ajo është gjallë. Unë në qoftë se e kam marrë atë, e kam marrë dhe e kam çuar në një zyrë avokatie, që u bë një prokurë që zonja Tefta Dhëmbi nuk është për hakmarrje dhe kërkon nga ana ekonomike, financiare për kalamajtë. Kush do i rrisë këta kalamaj? Prandaj ata mos të m’i ngatërrojnë punët mua dhe të çojnë atë dokumentin që ka marrë ajo zonja aty dhe me mua s’kanë punë fare ata sepse më kanë akuzuar dhe më akuzojnë gjithmonë sikur unë kam marrë lekë. Unë nuk jam kryetari i shtëpisë, nuk e zhvilloj gjyqin unë vetë se ata janë gjallë. Ajo do ta zhvillonte gjyqin. Gjyqi u bë.

A. Gjebrea – Zoti Ferdinand!

Ferdinandi – Leji mo p***hët ti tani! Ik e p***hu andej ti! Ma jep çik mua atë, të flas unë me atë! Mos na çaj b***ën ti tani, legen m***! Ik e zhduku!

E. Çobani – Kjo është gjuha e tmerrshme që komunikojnë këta njerëzit … Është e çuditshme!

A. Gjebrea – Zoti Ferdinand!

Ferdinandi – Ti s’ke punë fare me mua. Ik zhduku se s’të njoh fare unë ty. Ma dike dhe emrin ti mua ë?

A. Gjebrea – Zoti Ferdinand, më fal pak. Unë jam Ardit Gjebrea.

Ferdinandi – Ardito më vjen keq se kemi bërë shkollën bashkë. Unë jam nga Tirona, e more vesh apo jo? Unë kam mbaruar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *