I ati e braktisi 8 muajshe, Sibora i lutet pas 16 vjetësh: Më lejo të shkoj te nëna në Itali (pj.1)

Nga arkiva e emisionit “Me zemer te hapur” nga Evis Ahmeti ne News24
13 shkurt, 2015

Një shprehje e vjetër thotë se “babai është heroi i parë për të birin dhe dashuria e parë për të bijën”. Megjithatë sibora nëna e një vogëlushi, nuk e provoi kurrë këtë dashuri. Babai i saj e braktisi kur ajo ishte vetëm 8 muajshe. Arsyeja: Nëna e saj nuk ishte si ai. Ajo i braktiste një rrace tjetër. Presioni që familjarët ushtruan mbi të, bëri që ai të divorcohej edhe pse u martua me dëshirë më Glodiolën dhe e bëri atë në moshën 15 vjecare nënë për herë të parë. Mes lotësh dhe sakrificash, ajo rrëfen jetën e saj plot dhimbje. Ishin gjyshërit ata që u kujdesën për Siborën dhe bënë që ajo sot të jetë një vajzë e mrekullueshme dhe të ndërtojë një familje të bukur, me modelin e ëndrrave që kishte pasur edhe për fëmijërinë e saj. Portreti i babait nuk arriti kurrë të përfundonte, nuk e preku dot. Madje dhe sot asaj i duket sikur jeton mes dy dytëve, me gjakun e përzier nga njerëz që i përkisnin dy rracave të ndryshme, por që gjetën gjuhën e përbashkët, atë të dashurisë. Asnjë përkedhelje, aspak dashuri dhe po ashtu aspak mbështetje nuk mori dot prej tij, as financiare dhe as shpirtërore. E megjithatë ajo sot ka mbi supet e saj eksperiencën e nënës dhe kërkon ta shohë, të kontaktojë me të dhe të provojë sado pak dashurinë e atij njeriu që i dha jetën dhe ADN, por që zgjodhi të mos e dojë e të mos kujdeset kurrë për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *