I ati i vrau burrin, edhe ajo u dënua. E bija e mohoi, sot nëna i lutet: Je e vetmja pasuri që kam

Nga arkiva e emisionit “Me zemer te hapur” ne News24 – 26 qershor, 2016
Ishte data 20 prill i vitit 1999, ku Perparim Dalipi humbi jeten nga nje bresheri plumbash automatiku ne fshatin Gramsh te Lushnjes. Babi i nje vajze te vogel u vra per motive te dobta nga vjehrri i tij, Kadri Selimi.
Te pakten keto jane deshmite qe jep bashkeshortja Ruzhdie Dalipi, e cila eshte shpallur dhe ajo fajtore nga gjykata e Lushnjes dhe eshte liruar ne tetor te vitit 2012.
Ne tetor te vitit 2012, kur Ruzhdia la burgun nisi te kerkoi vajzen e saj Kristina, te cilen nuk e kishte pare qe nga mosha tre vjec. Takimi i pare dhe i fundit mes nenes dhe te bijes ka qene ne 2013 ne fshatin Lazarat. Sot, vajza e ka mohuar si nene dhe nuk pranon te jetoi me Ruzhdien.
Sot publikisht ajo do ti beje thirrje vajzes duke i treguar historine e vrasjes se babait dhe ti kerkoi rikthimin, pasi eshte e vetmja pasuri qe asaj i ka mbetur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *