Kap gruan me pronarin grek, 54-vjeçari: Ajo vazhdon të hakmerret me mua, më mban fëmijët peng

Emisioni “Me zemer te hapur” nga Evis Ahmeti ne News24 – 31 janar, 2018

Ai eshte 54 vjec dhe ka mbi 5 vite qe po jeton larg familjes se tij dhe arsyet jane ende te paqarta. Petrit Gjeli nga Elbasani emigroi drejt shtetit grek si shumica e shqiptareve pas viteve 90 per te pasur nje jete me te mire. Fillimisht u vendos ne Kastoria, ku punonte pune te ndryshme ne menyre ilegale, derisa u paise me leje qendrimi ne kete shtet. Ne vitin 1997 vendos te marri bashkeshorten dhe femijet. Familja Gjeli la luften civile qe po zhvillohej ne ate vit ne Shqiperi dhe emigroi drejt qytezes se vogel Kastoria, ku aty Petriti kishte kohe qe punonte dhe banonte. Gjithcka mes tyre shkonte mire, madje erdhi ne jete dhe djali, pas dy vajzave qe cifti kishte. Petriti tregon se bashkeshortja e tij, Brunilda Hazizi, qe ne zanafill te bashkejeteses kishte qene konfliktuale, por per hire te femijeve, ai vazhdonte ta dashuronte bashkeshorten. Situata nisi te perkeqesohej kur nje nate dimri te vitit 2010, Petriti u perballe me tradhetin bashkeshortore. Ai e kap mat gruan teksa fliste ne telefon me pronarin e saj grek. Gjerat filluan te ndryshonin edhe pse per hire te femijeve jetonin ne nje banese. Por fati i keq i ketij babai nuk mbaron ketu, perpos tradhetis, pas shume vitesh jetese ne shtetin helen, ku ishte nje njeri puntor i dashur i rregullt me dokumentat e debojne perfundimisht ne vitin 2012. Ne pasaporten e tij vendoset nje kryq ne dogan dhe i jepet nje leter ku shkruhej –Konsiderohet person i rrezikshem per rendin publik dhe sigurine e brendeshme, per shendetin publik ose marredheniet nderkombetare te nje ose me shume shteteve te Bashkimit Europian. Nga data 4 gusht i vitit 2012 e deri me sot, ai jo vetem qe nuk shkel dot ne token greke, por humbi dhe kontaktet me gruan dhe femijet edhe pse dyshon se gjithcka e keqe mund ti kete ardhur nga kjo e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *