Report TV – Tym e flakadanë, Arta Marku betohet si Kryeprokurore në kushte esktreme

Arta Marku është zgjedhur Kryeprokurore e Përkohshme e Republikës së Shqipërisë. Ajo është zgjedhur me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim. Zgjedhja e Kryeprokurores së re është bërë përmes një seance të tensionuar ku nuk munguan as tymueset dhe fladanët nga deputetët e opozitës.
Nisur nga rezultati i votimit me shumicë të thjeshtë, ku merrnin pjesë 74 deputetë, katër prej tyre kanë kundërshtuar vendimin e grupit parlamentar socialist për të mbështetur Arta Markun. Dy votat kundër dhe dy abstenim janë pikërisht të socialistëve, pasi deputetët e PDIU nuk kanë marrë pjesë në votim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *