Rrëfimi tronditës i 25-vjeçares: Burri torturonte fëmijët e mitur, i rrihte dhe i lidhte me…

Emisioni “Me zemer te hapur” nga Evis Ahmeti ne News24
29 janar, 2018

Ne studion tone vjen sot nje tjeter histori dhimbje, nje tjeter histori gruaje dhe nene e cila eshte braktisur e lene ne mes te mjerimit. Feride Golemi eshte 25 vjec dhe nga martesa e saj ka sjelle ne jete 2 femije, nje vajze dhe nje djale. Qysh ne fillime te kesaj jetese te perbashket bashkeshorti ka treguar papergjegjshmeri. Nuk paguante detyrimet, nuk sillte ushqime ne shtepi, jetonin ne nje banese me qira dhe diten qe duhej te paguanin qirane largohej pa adrese dhe askush nuk dinte se ku mund ta gjente.

Pasi beri nje denoncim ne polici dhe nuk e dinte vendndodhjen e tij se bashku me 2 femijet Feride u kthye ne shtepine e prinderve te saj. Jeton ende atje mes varferise te tejskajshme. I shoqi nuk pranon te bejne divorcin, madje thote se mund te jetojne te dy bashke, por jo me femijet, sipas tij ata mund te qendrojne tek prinderit e saj.
E teksa kujton vitet e shkuara ajo thote se ai i keqtrajtonte femijet e mitur, i lidhte madje edhe me litare. E tronditur nga kerkesa e tij ajo kerkon ndihme. Ndihet e pafuqishme dhe nuk sheh asnje drite jeshile per te ardhmen e 2 vogelusheve te saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *