Zone e Lire/ Edi Rama flet per “ceshtjen Tahiri” (27.10.17)

Kreu i qeverise, Edi Rama gjatë marrjes në pyetje lidhur me çështjen “Tahiri Gate”, siç e ka quajtur moderatori Arjan Çani, rrëfeu për takimin e parë më ish- ministrin Saimir Tahiri.
Rama tha se është takuar për herë të parë më Tahirin në fushatën e Bashkisë së Tiranës në vitin 2003.
“Jam njohur në fushatën e Bashkisë së Tiranës në vitin 2003.
Ka qenë një nga pjesëtarët e të rinjve dhe e kam njohur në distancë. Ai më dërgoi një email kur paraqiste idetë e tij për ngritjen e PS, lamë një takim dhe takuar poshtë bashkisë dhe më pas ka ardhur më ka takuar dhe ka filluar punë në Partinë Socialistë.”
Arian Çani: Çfarë ju kërkoi?
Edi Rama: Më kërkoi të ndërtonte një rrjet vullnetar për PS?
Arian Çani: Çfarë ju ofori në këmbim?
Edi Rama :Vullnetin e tij për punë dhe pasionin, për t’i çuar gjërat deri në fund.
Arjan Çani: Kur vendosët ta bëni ministër, a e peshuat skandalin e babait të tij?
Edi Rama: Çdo burrë varet nga vendimet dhe veprimet e veta dhe nuk bën vaki që djali burrë të mbajë përgjegjësi për babain. Edhe sikur të ishte dënuar i ati, unë nuk do të ndryshoja qëndrim.
Arjan Çani: A hetuat vet mbi Tahirin në atë kohë për aktin terrorist me tritol?
Edi Rama: Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nxjerrë urdhër arresti për gjashtë shtetas. Dy prej tyre janë arratisur, pastaj pas ca kohësh falë gjykatës kanë rezultuar si persona që nuk provohet akti terrorist.
Arjan Çani: Kishit dijeni për përgjimet e paligjshme të Saimir Tahirit me pajisjen IMCI Catcher?
Edi Rama: As e kam menduar që Saimir Tahiri mund të bënte apo mund të bëjë përgjime të paligjshme. Kushdo që mund të thotë që është pak skuth, nuk e njeh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *